Arrestohet një grua në Suharekë, rrahu të miturën
11/04/2025
Një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.04.2025, në Suharekë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u trajtuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/


