Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një 26-vjeçar në Shtip, kapet duke vjedhur

2022/09/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2-780x439-1-e1662997294584.jpg

MPB njofton se dje policia ka arrestuar një 26-vjeçar nga Shtipi i cili është kapur duke vjedhur në një veturë.

"Më 18.09.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Shtip ia kanë hequr lirinë S.S.(26) nga Shtipi, për shkak se rreth orës 13:00 në rr. “Sremski Front” në Shtip është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një garazh, me ç’rast ka marrë para nga automjeti.

Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër S.S. do të ngritet kallëzim penal përkatës", njoftojnë nga MPB./Telegrafi/