Please enter at least 3 characters.

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, rasti kishte ndodhur në prill të 2025-së

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin ‘Vrasje në Tentativë’, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën 'Rexhep Krasniqi'.

Në njoftim thuhet se arrestimi i të dyshuarit V. S, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

“Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh?”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mbrëmjen e 24 prillit të 2025-së rreth orës 21:00 në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë një person kishte mbetur i plagosur në këmbë pas një mosmarrëveshje me të dyshuarit. /Telegrafi/