Arrestohet Andi Krasniqi, i dyshuar për vrasjen e Skender Limajt
16/01/2011
Baki Kelani, zëdhënës i policisë, ka bërë të ditur për media se arrestimi ka ndodhur gjatë së shtunës, afër Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
“Me urdhër të prokurorit publik, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë”, ka thënë Kelani.
Me arrestimin e Andi Krasniqit, numri i të arrestuarve për vrasjen e Skender Limajt ka shkuar në 14.
Skender Limaj është vrarë mbrëmjen e 1 janarit, në restorantin e tij Kështjella në fshatin Banjë të Malishevës, ndërsa janë plagosur edhe dy familjarë të tij.
Gjysmë muaji më vonë, policia ende nuk ka dhënë motivet e këtij rasti. /Telegrafi/


