Arrestohen dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës për fajde
31/10/2008
Një qytetar nga Peja ka njoftuar se të dyshuarit i janë kërcënuar atij me qëllim të kontraktimit të përfitimit joproporcional për fajde.
Njoftohet se policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27.000 euro, një pushkë "Karabinë", një revole 7.65 mm. një AK 47, një pistoletë "Glock" jozyrtare, një "Scorpion" dhe një sasi e vogël municioni.
Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Flamur Rexhaj dhe Alban Tolaj janë arrestuar, ndërkohë që policia është në kërkim edhe të një personi, i cili për momentin gjendet në arrati. /qik/


