Please enter at least 3 characters.

Armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës? Von Cramon thotë se kjo mund të ketë qenë “marrëveshja” që Vuçiq të takohet me Zelenskyn

2023/04/Viola-von-Cramon-foto-Ridvan-Slivova-13.jpg

Eurodeputetja, Viola von Cramon ka komentuar takimin ndërjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Von Cramon tha se takimi i tyre mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Këto komente eurodeputetja i bëri përmes një postimi në platformën “X”.

“Saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion Ukrainës, armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shkroi von Cramon.

Zelensky është takuar sot me Vuçiqin në Athinë në kuadër të një darkë joformale që e ka organizuar kryeministri grek. /Telegrafi/