Please enter at least 3 characters.

Argjentina vuan, por kalon në çerekfinale të Kupës së Amerikës së bashku me Kolumbinë

2019/06/messi-1.jpg
251:"PORTO ALEGRE, BRAZIL - JUNE 23: Lionel Messi of Argentina controls the ball during the Copa America Brazil 2019 group B match between Qatar and Argentina at Arena do Gremio on June 23, 2019 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)
12:"Getty Images

Argjentina e ka mposhtur me shumë mund Katarin në kuadër të Kupës Amerikës me rezultat 2-0.

‘Los Albicelestes’ e shënuan golin e parë nëpërmjet Lautaro Martinezin në minutën e katër, e që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Golin e fitores për argjentinasit e shënoi Sergio Aguero (82’), edhe pse kishin disa raste të mira për ta thelluar epërsinë.

Por, Kombëtarja e Argjentinës ishte shumë me fat, pasi Kolumbia i bëri një nder të madh, duke e mposhtur Paraguain 1-0.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Gustavo Cuellar në minutën e 31-të, që ishte fitorja e tretë në po aq përballje.

Kolumbia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Amerikës si lider i Grupit B me nëntë pikë, e ndjekur nga pas prej Argjentinës me katër, Paraguai me dy dhe Katari me një pikë.

Paraguai do të ketë edhe një shans të kualifikohet në çerekfinale, por do t'i duhet të përballet me kombëtaret e tjera që kanë përfunduar po ashtu në vendin e tretë. /Telegrafi/