Please enter at least 3 characters.

Ardian Ismajli në radarin e Shakhtar Donetsk

2019/02/51581851_2426691670738317_1574084541658693632_n.jpg

Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli, pas lojërave të mira ka rënë në radarin e gjigantit ukrainas dhe evropian, Shaktar Donetsk.

Skautët e klubit ukrainas kanë qenë në Kroaci për ta përcjellë lojtarin me ftesën e agjentit të njohur shqiptar, Elver Raça.

Mediat krate shkruajnë se kjo histori ka kuptim, pas së fundmi në përgatitjet e zhvilluara në Antalia, Hajduku mundi Shakhtarin me rezultat 4-1.

Që nga ky moment, besohet se skuatët e klubit kanë filluar të sillen rreth Hajdukut,  ku Ismajli është një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Ata ishin të pranishëm n ndeshjen ndaj Lokomotivës, ku mbrojtësi shënoi një gl të bukur me kokë.

Agjenti i lojtarit Raça e kishte sjell edhe Atalantan që ta përcjell nga afër mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare.

Ismajli nuk kishte zhvilluar asnjë minutë në atë ndeshje kur erdhën italianët dhe ishin zhgënjyer.

Tani Ismajli po lulëzon dhe çmimi i tij po rritet. Hajduku tani po buzëqeshë pas ka një mbrojtës të ri dhe me të ardhme në skuadër.

Ismajli ka qenë pjesë e Kosovës, por ishte larguar pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Bernard Challandes. /Telegrafi/