Arbër Pira zyrtarizohet si lojtar i ri i Arbërisë
Arbëria nga Dobraja ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të njohur Arbër Pira.
Klubi nga Dobraja ka vazhduar me përforcime pas inkuadrimit të Superligën e Kosovës.
Pas marrëveshjes me trajnerit Arbnor Morina dhe kompletimit të stafit teknik, Arbëria ka vazhduar me transferime të lojtarëve.
Pas transferimit të Korab Hasanit dhe Aladin Dakovac, Arbëria ka konfirmuar edhe transferimin e Arbër Pirës, i cili së fundmi luajti te Trepça ’89.


