Aparati kishte “notuar” rreth 250 kilometra – gjendet pas dy vitesh në një plazh, i pa dëmtuar (Foto)
Pronarja e një aparati të humbur në det për më shumë se dy vjet - që u shfaq në një plazh në Tajvan këtë javë - është identifikuar si një studente universitare në Tokio, pas një kërkimi në internet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotografia e fundit e kamerës, e cila u gjet të martën, ishte bërë më 7 shtator 2015, në Ishigaki Island në Okinawa, Japoni.
Siç thuhet më tej, aparati “notoi” rreth 250 kilometra dhe përfundimisht u gjend në një plazh në Tajvan.
Bëhet e ditur se ishulli në fjalë është rreth 250 kilometra larg nga Tajvani verior e pronarja u identifikua të mërkurën, 12 orë më vonë pas postimit në internet.
Park Lee, një mësues në shkollën fillore "Yue Ming" në Suao Township, Yilan County, tha se aparati u gjet nga nxënësit e tij, të cilët ishin në një udhëtim për pastrimin e plazhit.
Ai falënderoi ata që ndihmuan në kërkimin e pronarit, i cili Lee tha se është një studente e vitit të tretë në Universitetin Sophia.
Lee tha se pronarja, Serina Tsubakihara, i tha atij se ishte e emocionuar të dëgjonte për kamerën e saj të humbur dhe mendonte se ishte e mahnitshme që ajo u gjet nga nxënësit e shkollave fillore.
Kamera u gjet e mbyllur dhe e padëmtuar nga uji. Me gjithë akumulimin e depozitave të organizmave detar, vetë kamera nuk u dëmtua me ujë. /Telegrafi/


