Please enter at least 3 characters.

Anzhi paguan 35 milionë euro për Willian

2016/01/f.0131230556106_m.jpg

Mediat raportojnë se 24-vjeçari ka kaluar te Anzhi, pasi ky klub i ka paguar 35 milionë euro Shakhtar Donetskut.

Klube të shumta evropiane, duke përfshirë edhe Tottenhamin edhe Chelsean, u përpoqën që ta transferojnë brazilianin, mirëpo klubi që pagoi më shumë e mori atë.

Willian kaloi te Shakhtari në vitin 2007, ndërsa këtë sezon la përshtypje në Ligën e Kampionëve, sidomos në ndeshjet kundër Chelseat dhe Juventusit. /Telegrafi/