Please enter at least 3 characters.

Anwar Hadid publikon fotografi përkrah Dua Lipës nga festivali "Sunny Hill"

2019/08/66181299_111301176694614_5957694611492770562_n-e1565071399128.jpg

Anwar Hadid tashmë për të gjithë ne është bërë i njohur si i dashuri i ri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Me këtë rast, edhe ai bashkë me familjen Lipa ishte në Kosovë për të ndjekur nga afër festivalin "Sunny Hill", i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.

Së fundmi, Anwar ka publikuar disa momente të veçanta nga festivali i lartpërmendur, derisa shfaqet pranë këngëtares shqiptare.

"Sunny Hill Fest", është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Dua dhe Anwar janë në lidhje që prej qershorit, ku dyshja thuhet se u bënë bashkë vetëm pak javë prej kur artistja 23-vjeçare u nda nga ish- i dashuri i saj, Isaac Carew.

Çifti po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, të cilët po argëtohen mjaft shumë së bashku. /Telegrafi/