Please enter at least 3 characters.

Anwar Hadid krenar me suksesin e albumit të Dua Lipës

2020/03/GettyImages-1189826240-e1585328835913.jpg
223:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 24: (L-R) Anwar Hadid and Dua Lipa attend the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for dcp)
20:"Getty Images for dcp

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur.“Future Nostalgia” titullohet albumi i dytë i saj e që përmban 11 këngë të stilit të ngjashme me ato të viteve të tetëdhjeta.

Publikimi i këtij albumi është pritur që një kohë të gjatë nga fansat e saj, e që tani po dëgjohet në masë të madhe. Në mesin e mbështetësve të saj është edhe i dashuri Anwar Hadid, i cili edhe po qëndron me të në këto kohë të izolimit.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, modeli ka publikuar albumin e saj duke thënë se ndihet krenarë për të.

(Foto: InstaStory/anwarhadid)

“E dashura ime sapo publikoi diçka nga thellësia e zemrës së saj. Të dua dhe jam shumë krenar”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, dyshja së fundmi kanë ndarë edhe çaste nga izolimi i tyre e që duken se po e shijojnë në maksimum kohën së bashku. /Telegrafi/