Please enter at least 3 characters.

Anulohet tenderi për blerjen e uniformave operacionale për policët

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forcat-Speciale-foto-Ridvan-Slivova-41.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Është anuluar tenderi për blerjen e uniformave operacionale për policët e Kosovës.

Në web-faqen zyrtare të e-prokurorimit thuhet se vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 99 mijë euro.

Lidhur me anulimin e tenderit, Telegrafi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Policia e Kosovës ka pasur në mbi 11 milionë në dispozicion për blerjen e uniformave, standarde e solemne për zyrtarët e saj.

Ky institucion kishte hapur tenderë dy pjesësh, me pjesën e parë parasheh furnizimin me uniforma standarde policore për femra dhe meshkuj me vlerë 11 milionë e 252 mijë euro.

Për uniforma solemne dhe të nderit për femra dhe meshkuj janë planifikuar 99 mijë euro tjera.

Policët e Kosovës para disa javësh kanë protestuar para Qeverisë, ku kanë kërkuar kushte më të mira për punë, e ku në mesin e kërkesave të paraqitura ishin edhe përmendur edhe veshmbathjet. /Telegrafi/