Antonio Conte e refuzon Italinë: Kam edhe një vit me Napolin
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me marrjen e drejtimit të kombëtares së Italisë pas largimit të Gennaro Gattusos.
Conte shihet si një ndër favoritët për të marrë drejtimin e “Azzurëve”, pasi Gattuso dha dorëheqje pas dështimit për kualifikim në Kupën e Botës.
Sidoqoftë, tekniku italian e refuzoi menjëherë këtë opsion për t’iu bërë të qartë se fokusi është vetëm te Napoli.
“Nuk kam thënë kurrë që jam i gatshëm. Kam ende një vit kontratë me Napolin dhe në fund të sezonit do të flas me presidentin”.
“Ju bëj thirrje të fortë që t’i interpretoni fjalët e mia saktë. Përndryshe, nëse vazhdojnë të shtrembërohen, nuk do të flas më fare”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Napoli mund të thuhet se është pajtuar me pozitën e nënkampionit të Italisë pas atij barazimi te Parma në vikend./Telegrafi/


