Please enter at least 3 characters.

Antonio Conte do të largohet në fund të kampionatit nga Napoli

Antonio Conte do të largohet nga Napoli në verë dhe vendimi është tashmë i prerë, sipas raportimeve të fundit.

Trajneri italian thuhet se e ka informuar presidentin Aurelio De Laurentiis që një muaj më parë dhe situata është sqaruar përfundimisht.

Conte pritet të largohet pa pagesë largimi, pa dëmshpërblim dhe, deri tani, pa asnjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër.


Raportohet gjithashtu se Conte nuk ka diskutuar fare për një projekt të ri me Napolin, duke qenë i vendosur të nisë një kapitull tjetër, ndërsa marrëdhëniet me De Laurentiis kanë mbetur të mira.

Pas fitimit të titullit të Serie A dhe Superkupës me Napolin, Conte do ta mbyllë aventurën e tij në “Diego Armando Maradona”.

Ndërkohë, ai përmendet edhe si një nga kandidatët për postin e trajnerit të Kombëtares së Italisë. /Telegrafi/