Andos Sinani rikthehet fuqishëm me këngën "Besoja”
Andos Sinani, këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Kosova, është rikthyer zyrtarisht në skenën muzikore me këngën e re “Besoja”.
Projekti shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke ndërthurur stilin pop-rock.
Andos ka qenë forca kryesore kreative pas këtij projekti, duke realizuar vetë muzikën, orkestrimin dhe produksionin.
Po ashtu videoklipi është drejtuar dhe prodhuar nga vetë Andosi.
Videoklipi i “Besoja” është xhiruar në Islandë dhe sjell pamje mbresëlënëse të natyrës së egër të këtij vendi, nga akullnajat gjigante te vullkanet, fushat e hapura dhe plazhet me rërë të errët.
Pamjet përfshijnë male dramatike, fusha të gjera, kratere vullkanike dhe kuaj islandezë që vrapojnë lirshëm në natyrë, duke i dhënë klipit një atmosferë të fuqishme dhe emocionale.
I njohur më parë si kitarist në grupet “7 me 7” dhe “Kthjellu”, Andos ka ndërtuar një karrierë solo të suksesshme dhe vazhdon të fokusohet në projekte autentike që pasqyrojnë ndikimet e tij rock.
“Besoja” shënon rikthimin e Andosit si një nga zërat më të fortë dhe të veçantë të muzikës shqiptare. /Telegrafi/


