Please enter at least 3 characters.

Ancelotti tregon se sa gola pret nga Bellingham deri në fund të sezonit: Jemi të befasuar nga ai

2023/10/jude-CARLO.jpg
300:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 02: Carlo Ancelotti, Head Coach of Real Madrid, shakes hands with Jude Bellingham of Real Madrid after the LaLiga EA Sports match between Real Madrid CF and Getafe CF at Estadio Santiago Bernabeu on September 02, 2023 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Jude Bellingham është sensacioni i këtij sezoni te Real Madridi dhe jo vetëm.

Mesfushori anglez ka shkëlqyer te Los Blancos, duke u bërë lider i gjigantit madrilen.

Në 13 ndeshje zyrtare, Bellingham ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, madje me dy gola ai e vendosi edhe El Clasicon duke i dhënë fitoren Real Madridit 2-1.

Për ecurinë fantastike të Bellingham dhe golat e shumtë të tij ka folur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Tekniku italian ka thënë se Bellingham mund të shënoj 20 apo 25 gola deri në fund të sezonit.

"Bellingham mund të shënojë pa problem fare shumë gola, edhe 20 apo 25. Por, ne te Reali presim më shumë edhe nga të tjerët, sidomos nga sulmuesit. Jemi të befasuar nga Bellingham, më la pa fjalë në golin e parë që i shënoi Barcelonës", tha Ancelotti.

Trajneri italian u pyet pse Bellingham nuk festoi në momentin që e realizoi golin e dytë.

"Po, ai duket sikur është një veteran. Na ndihmoi shumë në ndeshje dhe pasi barazoi rezultatin patëm shtysën e duhur për të fituar ndeshjen ndaj Barcelonës", deklaroi tekniku italian.