Please enter at least 3 characters.

Ancelotti e do Di Marian, Napoli ia prezanton ofertën lojtarit

2018/07/Di-Maria-Argjentina.jpg
279:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Angel Di Maria of Argentina celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli thuhet se ka bërë një qasje fillestare për yllin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, duke i ofruar atij një rrogë prej pesë milion në vit.

Sipas mediumit italian Mediaset Premium, trajneri Carlo Ancelotti dëshiron një ribashkim me reprezentuesin e Argjentinës.

30-vjeçari është në kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2019 dhe është i freskët pas disa shfaqjeve të mira individuale më Kampionatin Botëror.

Një propozim ende nuk është bërë për Paris Saint-Germain, por kushtet personale për lojtarin janë në tryezë.

Di Maria dhe Ancelotti njihen mirë pasi kanë punuar së bashku te Real Madridi (Getty Images)

Mediumi italian raporton se Napoli i kanë ofruar Di Maria një kontratë trevjeçare me vlerë prej pesë milionë euro në sezon.

Të drejtat e imazhit duhet të diskutohen dhe janë gjithmonë një pikë masive e fërkimit kur bisedojnë me presidentin e Napolit, Aurelio De Lauretiis.

Burime të tjera afër Napoli insistojnë se Di Maria nuk është absolutisht një objektiv, prandaj mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Për lojtarin argjentinas më herët interesim kanë shprehur edhe Interi në Serie A dhe Atletico Madridi në La Liga. /Telegrafi/