Ana Ejupi për Kevinin: Sinqerisht nuk di si ta falënderoj Zotin që të kam në jetën time
Modelja dhe influencuesja e njohur, Ana Ejupi, ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël, duke i bërë një dedikim publik partnerit të saj, Kevin Edmond.
Në një postim në rrjete sociale, Ana ka shprehur mirënjohjen e saj për lidhjen që ndan me Kevinin, duke shkruar: “Sinqerisht nuk di si ta falënderoj Zotin që të kam në jetën time".
Ajo ka shtuar edhe disa fjalë plot emocion: “Të dua, dua, lumturia ime”, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre është më i fortë se kurrë.
Ky dedikim ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar çiftin për dashurinë e sinqertë që reflektojnë.
Ana dhe Kevini janë ndër çiftet më të komentuar në rrjete sociale, të njohur për harmoninë dhe për mënyrën e natyrshme me të cilën e shprehin dashurinë e tyre në publik.
Mesa duket, Ana po kalon një periudhë të lumtur në jetën personale, duke mos ngurruar ta ndajë këtë ndjenjë me publikun e saj besnik.
Ata u njohën dhe nisën romancën në Big Brother VIP Kosova 3. /Telegrafi/


