Please enter at least 3 characters.

Amerikanët të parët që do të marrin vaksinën kundër COVID-19? Vjen reagimi i Francës

2020/05/Screenshot-2-29.png

Ministrja franceze, Agnès Pannier-Runacher ka thënë se për Francën do të ishte e papranueshme që gjiganti francez i ilaçeve, Sanofi t’i japë prioritet tregut të Shteteve të Bashkuara nëse zhvillon vaksinën kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton coronavirusi.

Ajo i ka bërë këto komente pasi shefi i kompanisë Sanofi, Paul Hudson, ka thënë se “Qeveria amerikane ka të drejtë për të bërë porosinë më të madhe, sepse ka investuar në marrjen e rrezikut”.

Aktualisht, shumë laboratore janë të përfshira në kërkimet për gjetje të vaksinës për këtë virus, ndonëse këto të fundit marrin disa vjet për t’u krijuar.

“Për neve, do të ishte e papranueshme që të ketë qasje të privilegjuara për ndonjë shtet, për arsye financiare”, ka thënë Pannier-Runacher për radion franceze, Sud.

Më herët gjatë këtij muaji, Bashkimi Evropian ka mbajtur një samit online, për të shtyrë përpara kërkimet rreth vaksinës dhe trajtimit të coronavirusit, andaj edhe janë ndarë rreth 8 miliardë dollarë nga 40 shtete dhe donatorë të ndryshëm.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë pjesë e samitit, por jo edhe Shtetet e Bashkuara, apo Rusia.

Bashkimi Evropian ka insistuar të enjten se të gjitha shtetet duhet të kenë qasje të barabartë në vaksinë.

“Vaksina kundër coronavirusit duhet të jetë e mirë publike globale dhe qasja në të duhet të jetë e barabartë dhe universale”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecke. /rel/