Please enter at least 3 characters.

Ambasada Libiane në Tiranë ndryshon flamurin

2016/01/f.0830100711868_m.jpg

Tashmë është vendosur flamuri tre ngjyrësh, që ka gjysmë hënë dhe ngjyrën e kuqe të zezë dhe të gjelbër, që u propozua nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi, raportoi Ora News.

Ndryshimi i flamurit, pranë kësaj ambasade duket se ka ardhur edhe pas qëndrimit të shprehur nga Tirana zyrtare, ku kryeministri përshëndeti rrëzimin e regjimit të Gadafit dhe qeverisjn e Këshillit të Tranzicionit në Libi.

Pak ditë më parë, kryeministri Berisha përshëndeti rrëzimin e regjimit të Gadafit, të cilin e ka konsideruar një prej regjimeve më të egra të komunizmit./Telegrafi/