Please enter at least 3 characters.

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju njofton se të gjitha shërbimet konsullore (si: pasaporta, letërnjoftime, certifikata, etj.) ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.

Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova në linkun:

Udhëzime për caktimin e terminit në E-Kosova:

- Hyni në platformën eKosova

- Zgjidhni : Shërbimet Konsullore

- Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

- Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë

- Zgjidhni shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin

Sipas terminit të caktuar, ju lutemi të paraqiteni në:  Shërbimi Konsullor – Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri

Adresa: Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë

Për informacione shtesë, mund të na kontaktoni në: Email: consulate.vienna@rks-gov.net

Tel: +43 1 504 74 00

Orari i punës me qytetarë: E hënë – E enjte: 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30 /Telegrafi/