Please enter at least 3 characters.

Alonso lavdëron Guardiolan

2016/03/xabi.jpg

Xabi Alonso ka lavdëruar filozofinë e lojës së trajnerit të larguar Pep Guardiola.

Mesfushori i Bayern Munichut, Alonso beson se kjo filozofi do të zgjasë edhe kur ai të jetë larguar.

''Kjo mund të tingëllojë e lehtë, por unë po ju them, nuk është e lehtë, sepse ju e dini se Pep është me të vërtetë përpara kohës së tij. Ai është shumë kërkues për veten e tij dhe lojtarët e tij'', tha ai kur u pyet se pse tifozët e kanë kritikuar Guardiolas për stilin e lojës.

''Ai e pëlqen që ta kemi lojën nën kontroll'', shtoi mesfushori spanjoll.