Please enter at least 3 characters.

Allegri refuzon Tottenhamin, tri klube në pritje

2021/05/1145217992.0.jpg

Sipas gazetës spanjolle AS, Massimiliano Allegri ka refuzuar punën te Tottenham Hotspur, duke mbetur në bisedime me Real Madridin, Napolin dhe Juventusin.

Ish-shefi i Juventusit dhe Milanit është ende pa klub dhe po konsideron opsionet e tij për sezonin e ardhshëm.

AS shkruan se Allegrit iu ofrua mundësia për të marrë drejtimin e Tottenham, por ai refuzoi propozimin e klubit nga Liga Premier.

Tottenhami shkarkoi Jose Mourinhon muajin e kaluar, por portugezi  ka marrë një rol të ri si trajner i Romës për sezonin e ardhshëm.

Allegri duket se e ka zemrën te Real Madridi dhe shumë burime spanjolle sugjerojnë se ai do të ishte zgjedhja e parë nëse Zinedine Zidane do të largohej këtë verë.

Gjithashtu Napoli është në pritje, pavarësisht se ishte zgjedhja e parë për presidentin Aurelio De Laurentiis pas prishjes së marrëdhënies me trajnerin aktual Gennaro Gattuso.

U flit se mund të ndodh edhe një kthim në Juventus, dy vjet pas shkarkimit të tij, por Andrea Pirlo pasi e fitoi Kupën e Italisë mund të këtë edhe një rast tjetër në Torino.

E gjitha kjo do të varet nga fakti nëse Juventusi kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/