Ali Ahmeti përkujton 2 Majin, datën kur Karadaku u shpall zonë e lirë
ali ahmeti
02/05/2026
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar 2 Majin, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme për shpalljen e Karadakut zonë e lirë.
Ai tha se kjo ngjarje tregon përpjekjet për liri, dinjitet dhe barazi.
Ahmeti theksoi se Karadaku mbetet simbol i qëndresës dhe bashkimit. Ai gjithashtu nderoi dëshmorët dhe luftëtarët, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe të drejtat që gëzohen sot.
Sipas Ahmetit kjo sakrificë duhet të shërbejë si shembull për brezat e ardhshëm.
Ai shtoi se ruajtja e këtyre vlerave është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Po ashtu, ai bëri thirrje për unitet dhe përkushtim të vazhdueshëm në mbrojtje të arritjeve të deritanishme.


