Alessandra Ambrosio ndez thashethemet për fejesë, shfaqet me unazë diamanti në plazhin e Miamit
Supermodelja braziliane, Alessandra Ambrosio, ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë një daljeje në plazhin e Miamit, ku u fotografua me bikini të verdha dhe në superformë fizike.
Por, përtej paraqitjes së saj, ajo që mori gjithë vëmendjen ishte unaza me diamant që mbante në gishtin e unazës së dorës së majtë.
45-vjeçarja u shfaq me një pamje natyrale, pa shumë grim, e kombinuar me një kapelë prej kashte, syze dielli dhe bizhuteri ari, shkruan DailyMail.
Unaza e madhe me diamant ka rikthyer edhe një herë spekulimet se modelja mund të jetë fejuar, ose madje martuar fshehurazi me partnerin e saj, stilistin e bizhuterive Buck Palmer.
Ambrosio dhe Palmer janë në një lidhje që prej fundit të vitit 2024 dhe prej muajsh përfliten se po planifikojnë hapin e radhës në marrëdhënien e tyre.
Burime pranë çiftit kanë deklaruar më herët se lidhja e tyre është shumë serioze dhe se nuk do të ishte surprizë nëse unaza do të ishte projektuar nga vetë Palmer.
Modelja, e cila ka dy fëmijë nga lidhja e mëparshme me Jamie Mazur, ka folur edhe më parë për lumturinë që ka gjetur në krahët e partnerit të saj aktual.
Në një intervistë, ajo tha se të dy ndajnë të njëjtin pasion për jetën dhe kënaqen duke shijuar çdo moment së bashku, ndërsa fansat vazhdojnë të presin një konfirmim zyrtar për statusin e tyre. /Telegrafi/


