Please enter at least 3 characters.

Aleanca për Shqiptarët kërkon revizion për punën e Komunës së Tetovës

2017/12/aleanca-620x330.jpg

Aleanca për Shqiptarët sot në një konferencë për shtyp njoftoi se tek Agjecia Shtetërore për Revizion ka dorëzuar kërkesë zyrtare me të cilën kërkon që të bëhet revizion i punës së Komunës së Tetovës, për harxhimin e mjeteve publike për periudhën 2015-2017.

Nga kjo parti dyshojnë se autoritetet komunale në Tetovë, e cila udhëhiqet nga Teuta Arifi e BDI-së, kanë keqpërdorur paratë publike të taksapaguesve tetovarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Iu drejtuam me një kërkesë zyrtare Agjencisë Shtetërore për Revizion që të bëjë kontrolle financiare në Komunën e Tetovës për vitet 2015, 2016 dhe 2017 në menaxhimin e mjeteve financiare, ku ne dyshojmë se kemi keqpërdorim dhe keqmenaxhim të mjeteve buxhetore të taksapaguesve tetovarë", tha Altrim Mamuti nga ASH.

Nga ASH rikujtuan kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore./Telegrafi/