Please enter at least 3 characters.

Alban Hyseni kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit

2021/08/0359ad63-17bc-4ca6-93a9-80fefb6f0117-696x407-1.png

Lëvizja Vetëvendosje e ka kandiduar Alban Hysenin në garën për kryetar të komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Dega e kësaj lëvizje në Gjilan ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook se Hyseni ka marrë besimin e partisë për të garuar për të parin e komunës në zgjedhjet e tetorit.

“Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni.

Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/