Please enter at least 3 characters.

Al Hilal prezantoi Inzaghin si trajner të ri me një gabim amatoresk - lëshon audion e golit ikonik të vëllait të tij, Pippo

Simone Inzaghi zyrtarisht është larguar nga Interi pas katër vitesh për të marrë drejtimin e gjigantëve sauditë, Al Hilal.

Klubi njoftoi trajnerin e tyre të ri italian me një video elegante ku shfaqej zëri i një komentatori që bërtiste "Inzaghi!".

Problemi i vetëm... ishte festimi i golit të vëllait të tij.

Komenti dramatik shoqëroi golin e famshëm të Filippo Inzaghit për Milanin kundër Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2007.

Gabimi qesharak i ka shqetësuar tifozët - disa madje dyshojnë se klubi mendon se Filippo dhe Simone Inzaghi janë i njëjti person.

Le të shpresojmë vetëm që të mos jetë kështu. /Telegrafi/