Please enter at least 3 characters.

Akuzoi Lewandowskin për lidhje me krimin e organizuar, ish-agjenti i polakut e pëson keq

Sipas COPE, Gjykata e Qarkut në Varshavë e ka shpallur Cezary Kucharskin fajtor për shpifje dhe fyerje ndaj sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Vendimi i gjykatës e obligon Kucharskin që të paguajë një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe të dhurojë edhe 25 mijë euro të tjera për bamirësi.

Ish-agjenti i Lewandowskit akuzoi në mënyrë të rreme reprezentuesin polak dhe përfaqësuesin e tij ligjor se kishin lidhje të thella me rrjete të krimit të organizuar.

Gjyqtarët vlerësuan se Kucharski ishte plotësisht i vetëdijshëm që deklaratat e tij publike mund të dëmtonin rëndë reputacionin profesional të palëve të dëmtuara.

Kjo betejë e fundit ligjore vjen pas një padie të mëparshme, ku Lewandowski e kishte paditur ish-partnerin e tij të biznesit për një tentativë të madhe shantazhi.

Kucharski i kishte kërkuar sulmuesit 20 milionë euro, në këmbim të mos publikimit të pretendimeve për parregullsi personale në taksa.

Pavarësisht vendimit fajësues, ish-agjenti ka njoftuar se do të ankimojë dhe se synon ta vazhdojë procesin gjyqësor edhe për një dekadë./Telegrafi/