Aktorë të njohur pjesë e “Billboard Music Award 2016”
Spektakli i ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Award 2016’ tanë është pasuruar me më shumë personalitete të famshme, të cilët do të prezantojnë gjatë kësaj ceremonie, ka njoftuar sot Billboard dhe Dick Clark Productions dhe raporton E!News.
Në njoftim është cekur se në ceremoninë e sivjetme, do të përfshihen aktorë nga liga e lartë si Jessica Alba, Kristen Bell, Mila Kunis, Ashton Kutcher, Wiz Khalifa dhe të tjerë.
Këto personalitete si edhe Miss America 2016, Betty Cantrell, Lauren Cohan, Kathryn Hahn, Idina Menzel, Keke Palmer, Rebecca Romijn, Serayah, Steven Tyler, Lindsey Vonn dhe Pete Wentz do të shpërndajnë çmime gjatë mbrëmjes.
Të rezervuar për këtë mbrëmje janë Ludacris dhe Ciara si prezantues, ndërsa Justin Bieber, Céline Dion, Ariana Grande dhe këngëtarë tjerë do të interpretojnë disa nga hitet e tyre më të mëdha.
Kjo do të jetë një mbrëmje madhështore për botën e muzikës, dhe do të mbahet më 22 Maj 2016.


