Aksidenti me vdekje në Tiranë, lëndohet edhe një punonjës policie
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues motori humbi jetën pasi u përplas nga një kamion.
Sipas policisë, në këtë aksident është lënduar edhe një punonjës policie, shtetasi K. A., i cili në momentin e ngjarjes ishte këmbësor dhe jashtë detyrës. Ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i kamionit G. Gj. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


