Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në qarkoren e Shkupit, ndërpritet komunikacioni

2018/12/aksident-2.jpg

Për shkak të një aksidenti trafiku këtë mëngjes, është ndërprerë komunikacioni në qarkoren e Shkupit tek dalja për Radishan.

Lidhja Automoto e Maqedonisë informon se deri në normalizimin e komunikacionit, makinat drejtohen rrugës për në Kaçanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndërprerje.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/