Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pesë të lënduar
20/02/2018
Një aksident i rëndë ka ndodhë në rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë, në fshatin Vranidoll .
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë.


