Please enter at least 3 characters.

Aksident mes kamionit dhe një veture në Carralevë, lëndohet një person

2021/11/Aksident.png

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të enjten në Carralevë, ku si pasojë një person ka marrë lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një aksident mes një kamioni dhe një automjeti pikap ka ndodhur rreth orës 14:30. Një person ka marrë lëndime përveç dëmeve materiale. Personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë, për momentin nuk kemi informacione se në çfarë gjendje është”, tha Osmanollaj. /Telegrafi/