Please enter at least 3 characters.

Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd

2023/07/aksident-naten-1-1277x720-1.jpg

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Mengel.

Një 34-vjeçar që po drejtonte një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësor 79-vjeçar.

I moshuari është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.