Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë, vetura godet një grua bashkë me fëmijën që kishte në karrocë (Foto)

2016/06/11-30.jpg

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ku një veturë ka goditur një këmbësore e cila në ato momente po kalonte rrugën bashkë me fëmijën e saj 2 vjeçar në karrocë.

Arbresh.info mëson se nëna dhe fëmija i saj kanë pësuar lëndime të lehta ndërkohë që ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me të lënduarit, transmeton Arbresh.info.

Mësohet se deri te aksidenti ka ardhur si shkak i shpejtësisë së veturës.

Edhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. /Telegrafi/