Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Rahovec - humb jetën drejtuesi i traktorit, një i arrestuar

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vetura del nga rruga dhe përfundon në një restorant
Aksident me fatalitet në Gjakovë, vetura del nga rruga dhe përfundon në një restorant

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:20 në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, i cili fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore.

Megjithatë, rreth orës 22:54, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, drejtuesi i veturës i dyshuar për shkaktimin e aksidentit, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/