Please enter at least 3 characters.

Akon braktis muzikën për t’i ndihmuar afrikanët

2016/01/akon.jpg

Edhe pse është i njohur për karrierën e tij muzikore, këngëtari Akon ka vendosur që të largohet nga muzika në favor për të sjellë energji diellore te njerëzit që jetojnë në viset rurale të Afrikës.

Këngëtari është i gatshëm të pushojë nga muzika për një kohë që të përqendrohet më shumë në punën e organizatës bamirëse “Akon Lighting Africa”.

Akon, i cili është me prejardhje senegaleze, së fundmi ka hapur Solar Academy si pjesë e tentimeve të tij për të sjellë energji elektrike te më shumë se 600 milionë njerëz në Afrikë, transmeton koha.net.

E lokalizuar në Bamako të Malit, qëllimi i akademisë është që t’i mësojë inxhinierët të prodhojnë energji diellore.