Akil Gjakova shkon në finale, në garë për medaljen e artë
17/11/2018
Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka marrë edhe një fitore në Grand Prixin e Hagës në Holandë.
Gjakova ka fituar në gjysmëfinale ndaj Schipper Roy me Ipon.
Ndërkohë në finale, Akili do të ndeshet me Rusin, Musa Mogushkov për medaljen e artë.
Paraqitjen e Gjakovës në gjysmëfinale e ka lavdëruar edhe trajneri Driton Kuka. /Telegrafi/


