Please enter at least 3 characters.

Akil Gjakova pranë medaljes, kualifikohet në gjysmëfinale

2019/07/Akil-Gjakova.jpg

Akil Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova shënoi tri fitore rresht, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma.

Ebinuma është medalist i bronztë në Lojërat Olimpike 'Rio 2016' dhe fitorja e Akilit erdhi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Vlen të theksohet se dje (e premte) gjatë ditës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljen e argjendtë në Budapest. /Telegrafi/