Please enter at least 3 characters.

Ajo kishte humbur e tëra nga tmerri që pa nga sulmi me furgon në Barcelonë, iu desh policit të qetësonte fëmijën e saj (Video)

2017/08/femija-e1503041184407.jpg

Të paktën 13 persona gjetën vdekjen kur një furgon u përplas për një turmë njerëzish në një zonë të populluar me turistë në qytetin e Barcelonës.

Përveç të vdekurve, përcjell Telegrafi, thuhet se rreth 110 veta janë lënduar, disa edhe rëndë, nga ky incident, i cili është cilësuar si një sulm terrorist.

Ndërkohë është publikuar një video që tregon një polic të Barcelonës që mbante një fëmijë i cili ishte hedhur jashtë një karroce fëmijësh, e cila mund të shihet në trotuar.

Ai është duke u përpjekur të qetësojë fëmijën e frikësuar pasi kolegët e tij me sa duket se merren me nënën e tmerruar të foshnjës, duke e ndihmuar atë që të ngrihet. /Telegrafi/