Please enter at least 3 characters.

Ajax dhe Real Sociedad, dy skuadrat e radhës që futen në garë për Jasharin

2022/12/Ardon-Jashari-3-1.jpg

Ardon Jashari duket se do të largohet nga Luzerni qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka pasur një vit të jashtëzakonshëm ku u kurorëzua me ftesën në Kampionatin Botëror 'Katar 2022' nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

20-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me Luzernin ku ka asistuar në katër gola, dhe falë kësaj forme të mirë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Ajax dhe Real Sociedad janë dy skuadrat e radhës që janë futur në garë për transferimin e mesfushorit defensivë.

Luzerni po pret ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin shqiptar dhe sipas mediave zvicerane klubi bardhekaltër synon të fitojë deri në 10 milionë euro nga shitja e Jasharit.

Reprezentuesi zviceran ka një kontratë me Luzernin deri në verën e vitit 2026, derisa vlen të përmendet se ai debutimin me ekipin e parë e ka bërë vetëm në janar të këtij viti.

Përveç Ajax e Sociedad që janë skuadrat e fundit që janë bashkuar garës për Jasharin, interesim për talentin shqiptar kanë shprehur edhe Arsenal, Leicester City, Napoli, Hoffenheim, RB Leipzig, Wolfsburg dhe Feyenoord Roterdam. /Telegrafi/