Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë (Foto)

2016/09/Shpend-Ahmeti-seanca-e-kuvendit-komunal-prishtine-foto-ridvan-slivova-05-e1475148298616.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas reagimeve të shumta të zyrtarëve të ndryshëm të trojeve shqiptare ndaj vendimit të sotëm të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar, ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë, njofton Telegrafi maqedoni.

"Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi", shkruan Ahmeti./Telegrafi/