Ahmeti: Debati për shqipen është shterur (Video)
14/03/2018
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për TV21 gjatë hyrjes në Kuvendin e Maqedonisë për të marrë pjesë në seancën për Ligjin për gjuhët, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Seanca është thirrë, rendi i ditës është caktu dhe debati është shterrë'' tha Ahmeti.
Në pyetjen se a ka informacione për takimin mes kryeministrit Zaev dhe Hristijan Mickoski-t, Ahmeti u përgjigj shkurt, ''nuk jam interesu''.
Përndryshe, nga ora 13:00 do të fillojë debati në Kuvend për Ligjin për gjuhët. /Telegrafi/


