Please enter at least 3 characters.

AGK-ja e mirëpret aktakuzën ndaj deputetit Simiq për sulmet ndaj gazetarëve në veri

2022/11/simic2.jpg
536:"Severna Mitrovica/Kosovska Mitrovica, 5. novembra 2022 - ARHIVSKA FOTOGRAFIJA OD 4. avgusta 2018. - Potpredsednik Srpske liste Igor Simic najavio je jutros da ce u 12 sati u Zvecanu biti odrzan sastanak srpskih politickih predstavnika sa severa KiM sa predstavnicima svih kosovskih institucija na severu. "Na sastanku ce se razmatrati predlog Predsednistva Srpske liste i predsednika Gorana Rakica da se razmotri i napustanje svih kosovskih institucija na severu KiM, ali i ostalo", rekao je Simic Tanjugu. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ bs
6:"TANJUG

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, dhe një personi tjetër me inicialet U.V., për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023 në Leposaviq.

Sipas Prokurorisë, Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, pasi dyshohet se me dashje ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash, të cilët sulmuan gazetarët me shok bomba, grushte, shqelma dhe mjete të forta si tulla dhe kube betoni, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy prej tyre.

Po ashtu, i pandehuri U.V. akuzohet për veprat penale “Sulmi” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, për përfshirje direkte në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve.

AGK-ja thekson se do ta ndjekë nga afër procesin gjyqësor dhe insiston që drejtësia të veprojë pa vonesa. “Asociacioni angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023 të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjatë incidentit të 16 qershorit 2023 në Leposaviq, së paku nëntë gazetarë dhe kameramanë u lënduan, ndërsa më së rëndi u godit kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, nga një turmë e maskuar që veproi me dhunë ndaj përfaqësuesve të mediave.