Please enter at least 3 characters.

Agjenti: Rhodolfo ëndërron të luajë për Interin

2016/01/agjenti-rhodolfo-euml-nd-euml-rron-t-euml-luaj-euml-p-euml-r-interin_hd.jpg

Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Nerazzurrët janë afër për ta transferuar qendërmbrojtësin e Gremios, mirëpo agjenti i tij, Rafael felix, ka thënë se klubet nuk po pajtohen për çmimin e lojtarit.

“Problemi është se Interi edhe Gremio nuk po pajtohen për vlerën e lojtarit”, ka thënë fillimisht Felix për Calciomercato.

“Ne po presim për një ofertë të re, pastaj do të shohim a do të ndryshojnë gjërat. Patjeter duhet të vijë një ofertë e re, ose lojtari nuk do të transferohet”.

“Çdo lojtarë, kudo që luan, do të dëshironte që të luajë për Interin sepse është klub i madh”, ka përfunduar agjenti i lojtarit. /Telegrafi/