Agim Bahtiri nuk lejohet ta pres shiritin e shkollës “Ismail Qemaili”, thotë se atë e pengoi djali i vëllait të Kadri Veselit
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është penguar sot nga disa persona derisa ishte në inaugurimin e shkollës "Ismail Qemaili", në lagjen Bair.
Pas kësaj, Bahtiri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se, grupi i cili e ka penguar atë ishte nën udhëheqjen e djalit të vëllait të Kadri Veselit.
Bahtiri ka thënë se Veselët nuk mund ta ndalin atë, dhe se PDK e ka përjetuar rëndë aderimin e tij në Vetëvendosjes.
"Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këta banditë", ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Reagimi i plotë:"Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, sot isha në hapjen e shkollës "Ismail Qemaili" në lagjen Bair e cila sapo është ndërtuar dhe ka kushte bashkëkohore të punës.Mirëpo, një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i'a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj.Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këta banditë.Unë do ta vazhdoj rrugën time, pavarësisht sfidave që më dalin. Uraganin e fitores së 6 tetorit dhe bërjen e Albin Kurtit kryeministër nuk mund ta ndalë askush, sepse qytetarët e kanë kuptuar se vetëm ai mund ta ndalë krimin dhe korrupsionin".
Ndryshe, pamjet kur Agim Bahtirit nuk i lejohet të pres shiritin e shkollës, janë publikuar nga vetë qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/


