Please enter at least 3 characters.

Adelina Thaçi me dedikim special për Bardhin në ditëlindjen e tij: Të dua pafund

2019/01/49907132_227067211552544_2630107284889436666_n-e1546535545791.jpg

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Thaçi, veçohet lartë për zërin dhe kualitetet e saj.

Ajo ka qenë mjaft aktive në programet festive për Vitin e Ri, teksa fansat presin së shpejti edhe një këngë të re nga ajo.

Përveç karrierës, Adelina është mjaft e përkushtuar edhe në jetën private si bashkëshorte, dhe si nënë e dy vajzave.

Këngëtarja Thaçi është e martuar prej vitesh me Bardhyl Metën, teksa është treguar një përkrahëse e madhe e bashkëshortit në sfidat e tij të jetës.

Ky i fundit sot (e enjte) feston ditëlindjen, teksa bashkëshortja e tij ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t'i bërë një dedikim të veçantë personit më të dashur të saj.

"Gëzuar ditëlindjen zemra ime, Zoti të dhashtë shëndet e jetë të gjatë bashkë me familjen tonë, të dua pafund. Gëzuar ky vit, qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm për ne", janë fjalët e Adelina Thaçit për bashkëshortin e saj.

Të shumta kanë qenë edhe urimet për ditëlindjen e bashkëshortit që këngëtarja ka pranuar nga fansat në hapësirën për komente. /Telegrafi/